26 FRESSH, Rama: Rinia i beson Partisë Socialiste

26 FRESSH, Rama: Rinia i beson Partisë Socialiste
“Festojmë ditëlindjen e FRESSH në një vit ku ne kemi të vetëm timonin dhe kjo rini i ka besuar të vetmes parti të përgjegjshme Partisë Socialiste drejtimin e vetëm”.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, teksa Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar ka festuar  26-vjetorin e themelimit të tij.

“Kjo është përgjegjësi, jo dhuratë apo trofe për ne progresistët. Është një sfidë me vetveten përballë atyre të gjitha influencave të së keqes në politikë që ne i ndeshim në të gjitha nivelet e organizimit tonë, një sfidë përgjegjësie për t’i dhënë vendit drejtimin e duhur dhe mundësinë historike për t’u ulur në tryezën e BE dhe të bëhet anëtar i familjes së bashkuar europiane”, shtoi Rama.

Duke theksuar se “kjo është një sfidë me vetveten, sfidë përballë influencave përballë së keqes”.

“Është një sfidë përgjegjësie për t’i dhënë vendit jo vetëm drejtimin e duhur por edhe mundësinë historike që të ulet në tavolinën e integrimit në BE si dhe anëtarësimin e saj. Mos harroni që ka së shpejti një betejë për të fituar në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë ti japim drejtimin e duhur. 1411 halle të njerëzve me administratën, çka do të thotë se përtej planeve të mëdha për Shqipërinë, çdo hall i një njeriu të zakonshëm duhet të jetë një hall i madh”, tha Rama.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: