Treni ndan më dysh autobusin e shkollës, të paktën katër fëmijë të vdekur

Treni ndan më dysh autobusin e shkollës, të paktën katër fëmijë të vdekur
 

Një tren dhe një autobus shkollash janë përplasur pranë Perpignanit në Francën jugore, duke lënë të paktën katër fëmijë të vdekur.

Të paktën 18 persona u plagosën, disa prej tyre në gjendje kritike.

Autobusi i kishte marrë nxënësit nga një shkollë e mesme aty pranë, teksa u godit ndërmjet Millas dhe Saint-Féliu-d'Amont nga një tren që udhëtonte në rreth 80km /h.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan ndarjen e autobusit më dysh nga forca e goditjes.

Rreth 30 persona ishin në tren në kohën e përplasjes në një kryqëzim hekurudhor.

Hetuesit po presin të intervistojnë shoferen e autobusit, e cilau plagos lehtë në aksident. Mashinisti i trenit gjithashtu u dërgua i plagosur në spital.

Shikueshmëria ishte e mirë, por ka gjasa të mos ketë funksionuar sinjalistika në kryqëzimin e shinave të trenit me rrugën automobilistike.

Më shumë se 150 punonjës të emergjencës dhe katër helikopterë u vendosën në dispozicion të përpjekjeve për të shpëtuar të mbijetuarit.

Mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti janë dërguar nga Presidenti Macron, ministrat e Arsimit dhe Transporteve si dhe funksionarë të tjerë të lartë shtetërorë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: