Tregu i Baldushkut, Veliaj: Blini gjelin “firmato” të Shqipërisë

Tregu i Baldushkut, Veliaj: Blini gjelin “firmato” të Shqipërisë
Për të tretin vit radhazi, tregu i posaçëm i shpendëve në Baldushk, edhe sivjet u jep mundësi qytetarëve të blejnë produkte të certifikuara nga shërbimi veteriner dhe me çmime më të lira.

Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi u njoh kushtet e tregtimit të shpendëve, theksoi se tashmë rritja e gjelit të detit është një “patentë” që identifikon zonën e Baldushkut.

“E kemi kthyer në traditë për tre vite me radhë, që gjeli i detit të Baldushkut është i pazëvendësueshëm në tavolinën e çdo qytetari të Tiranës. Ashtu siç ka rroba firmato dhe makina me logo të shtrenjta, gjeli ‘firmato’ i Shqipërisë është gjeli i Baldushkut”, tha Veliaj.

Vetëm vitin e shkuar, në Tiranë u shitën rreth 28 mijë gjela deti, duke gjeneruar rreth 1.4 milionë dollarë.

Ndaj, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte të zonës, sepse kështu kontribuojnë edhe në rritjen e ekonomisë lokale.

/n.e/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: