Tjetër zjarr në Tiranë, flakët rrezikojnë vajzën dhe të moshuarin

Tjetër zjarr në Tiranë, flakët rrezikojnë vajzën dhe të moshuarin
Pas zjarrit në rrugën “Jordan Misja” i cili shkaktoi vetëm dëme materiale, një tjetër është regjistruar në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Në rrugën "Sulejman Delvina" në njësinë 5 ka rënë zjarr mbi një apartament dy katesh.

Flakët kanë rrezikuar jetën e një të moshuari që ndodhej brenda ndërkohë që pas ndihmës nga zjarrëfikësit dhe ambulanca, ai ka marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë një vajzë ndodhej në katin e dytë e izoluar nga flakët.

Situata ka qenë e vështirë pasi objekti dy katesh ishte në një gjendje jo të mirë.

Gjithsesi, pas ndërhyrjes situata është stabilizuar.

/ f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: