Taksa e re e pronës, ja ku do mund të ankoheni

Taksa e re e pronës, ja ku do mund të ankoheni
Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në varësi të Ministrit përgjegjës për financat, është institucioni më i ri që do të ngrihet në kuadrin e pagesës së taksës së re të punës, duke nisur që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Duke qenë se do krijohet një institucion buxhetor “Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë” jepen edhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm të Taksës së Pasurisë si dhe Përgjegjësitë e njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Ajo do të merret edhe me ankesat që mund të kenë qytetarët për taksën e re.

Kujtojmë sakaq se tatimi mbi ndërtesën tashmë ka ndryshuar, nga vlerë fikse në % mbi vlerën e ndërtesës, sipas formulës më poshtë:

a) 0,05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim;

b) 0,2% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

c) 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: