Skeleti i mamuthit 15 mijë vjeçar del në ankand, 500 mijë dollarë për ta patur në shtëpi (VIDEO)

Skeleti i mamuthit 15 mijë vjeçar del në ankand, 500 mijë dollarë për ta patur në shtëpi (VIDEO)
Skeleti i një mamuthi që mendohet se ka jetuar 15 mijë vjet më parë, do të dalë në ankand më 16 dhjetor.

Ekspertët thonë se madhësia e skeletit dhe gjendja e shkëlqyer e ruajtjes së tij, e bëjnë një ekzemplar të jashtëzakonshëm.

Vlera e tij llogaritet në më shumë se 500 mijë USD.

Një skelet tjetër mamuthi është shitur në ankand në vitin 2006 për 200 mijë dollarë.

Video është transmetuar nga televizioni amerikan ABC News. /a.a/ Albanian Free Press Online/