Shpërblimet e fundvitit, skema mbi përfituesit e fondit 22 mln dollarësh

Shpërblimet e fundvitit, skema mbi përfituesit e fondit 22 mln dollarësh
Pas vendimit të qeverisë, mbi shpërblimet e fundvitit, pritet të përcaktohet edhe data e nisjes se ndarjes se tyre, e cila nuk është përcaktuar ende, por parashikohet mes 20 deri më 29 dhjetor.

 Qeveria vendosi të shpërblejë për festat e fundvitit, përveç pensionistëve e shtresave që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe invalidët,  edhe punonjësit e reparteve speciale të policisë së shtetit, RENEA dhe FNSH, si dhe ushtarakët, kryesisht ata që morën pjesë në operacionet mbi përmbytjet e fundit në jug të vendit.

Qeveria do të përdorë një fond prej 2 miliardë e 253 mln lekë për të shpërblyer festat e fundvitit, ose rreth 22 mln dollarë.

Sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, fondi prej 63 milion do të shpërndahen në shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata efektivë të forcave të armatosura dhe efektivë të strukturave të policisë së shtetit që u përfshinë në operacionin e jashtëzakonshëm ku u përballua një emergjencë e rrezikshme dhe në veçanti ata efektivë që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se do të përfitojnë shpërblim në vlerën 2 mijë lekë, të gjithë personat që janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Në masën 20 mijë lekë të vjetra do të shpërblehen 79.370 përfitues që trajtohen me ndihmë ekonomike, 67311 përfitues pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara.

Këshilli i Ministrave vendosi të shpërbleje në masën 30 mijë lekë të vjetra kategorinë e personave që përfitojnë pension, apo dhe trajtime të tjera financiare.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: