Shorti i Europa League tregohet "bujar" me Milan, por jo me Napolin e Atalanta

Shorti i Europa League tregohet "bujar" me Milan, por jo me Napolin e Atalanta
Shorti i Europa League, për 1/16-at, i hedhur sot në Nion të Zvicrën rezervoi kundërshtarë të lehtë për disa nga pretendentët e këtij trofeu.

Milani do të përballet me skuadrën bullgare Ludogorets, Arsenali me Ostersund, Atletico Madrid me Kopenhagen, Lazio luan me Steaue Bukuresht.

Por nuk ka rezultuar i tillë shorti për dy ekipet italiane, në radhët e së cilave luajnë lojtarë të kombëtares sonë, si Hysaj e Berishga.

Napoli vihet përballet me Leipzig dhe Borussia Dortmund me Atalanta.

Shorti i 1/16-ve, me ndeshjet e para që do të zhvillohen më 15 shkurt, ndërsa takimit e kthimit një javë më pas, më 22 shkurt.

Europa League, shorti i 1/16-ve

Borussia Dortmund – Atalanta

Nice – Lokomotiva e Moskës

Kopenhagen – Atletico Madrid

Spartaku i Moskës – Athelic Bilbao

AEK Athinë – Dinamo e Kievit

Celtic – Zenit

Napoli – Leipzig

Crvena Zvezda – CSKA Moskë

Lyon – Villarreal

Real Sociedad – Salzburg

Partizani i Beogradit – Viktoria Plzen

Steaua e Bukureshtit – Lazio

Ludogorets – Milan

Astana – Sporting i Lisbonës

Ostersund – Arsenal

Olympique Marseille – Braga

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: