Presidenti malazez, vizitë zyrtare në Shqipëri

Presidenti malazez, vizitë zyrtare në Shqipëri
Gjatë ditës së hënë, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Kështu, sipas parashikimit të bërë rreth saj në vendin tonë, mësohet se ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sikundër, thuhet se ai do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe kryeministrin e vendit, Edi Rama.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, nesër, datë 11 dhjetor 2017, do të vijë për një vizitë shtetërore në Shqipëri, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Pas takimi dy Presidentët do të zhvillojnë një konferencë për shtyp", -thuhet në njoftimin përkatës të Presidencës.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: