Policia, vendosen gjoba për 14 tifozë ultras të Tiranës

Policia, vendosen gjoba për 14 tifozë ultras të Tiranës
Policia e Tiranës njoftoi se pasi ka identifikuar 14 tifozë të Tiranës, të grupimit të njohur “Fanatics”, të cilët akuzohen se shkaktuan trazira në derbin e basketbollit javën e kaluar mes Tiranës dhe Partizanit, janë gjobitur.

Tifozët janë gjobitur secili me  nga 100 mije lekë dhe 150 mijë lekë gjobë.

Më herët u arrestuan nga policia tre tifozë të Partizanit.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri  gjobiten tifozët, praktikë kjo e njohur në vendet e tjera të zhvilluara, me qëllim parandalimin e akteve të dhunës.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: