Po vjen i ftohti, temperaturat nën zero

Po vjen i ftohti, temperaturat nën zero
Java që nis ditën e nesërme pritet që të shoqërohet me një mot mjaft të ftohtë, acar dhe temperatura të ulëta.

Këtë e konfirmojnë vetë sinoptikanët, sipas të cilëve, do të ketë një rënie ekstreme të temperaturave, të cilat mund të na shoqërojnë deri në mbyllje të këtij viti dhe madje, edhe në nisjen e vitit të ri, 2018.

“Në vijim, e marta, e mërkura, e enjtja, pritet që të jenë me temperatura tipike të dimrit në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet do të sjellin temperatura shumë më të ftohta. Temperaturat edhe në zonat e ulëta dhe në bregdet do të shënojnë edhe -1 e -2, ndërkohë që në zonat malore presim temperatura edhe në – 6 apo -7 Gradë Celsius”, është shprehur sinoptikania Tanja Porja.

Duke shtuar se nga dita e martë dhe në vijim, parashikohet që moti të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: