Përfaqësues të Presidencës ngushëllojnë familjen Beqiraj

Përfaqësues të Presidencës ngushëllojnë familjen Beqiraj
Përfaqësues të Presidencës, konkretisht zëdhënësi Tedi Blushi dhe këshilltari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani kanë qenë sot në banesën e Florenc Beqirajt, të riut shqiptar që humbi jetën pak ditë më parë në Francë.

Siç vëhet me dije, dy përfaqësuesit e Presidentit, pasi u shprehën ngushëllimet familjarëve, u siguruan atyre se Presidenti Ilir Meta është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe franceze, jo vetëm për të sjellë sa më parë trupin e Florenc Beqirajt në Shqipëri, por edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: