PD lajmëron nesër mbledhje urgjente

PD lajmëron nesër mbledhje urgjente
Partia Demokratike ka njoftuar se do të zhvillojë nesër pasdite një mbledhje urgjente në selinë blu.

Mendohet se në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së do të diskutohet ngërçi politik i zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Është lajmëruar se grupi i PD do të mblidhet në orën 18:00.

Gjithashtu nesër pritet të shihet nëse opozita do të jetë në sallë dhe nuk do të votojë apo nuk do të jetë fare e pranishme në seancën plenare për zgjedhjen e njëri prej 3 kandidatëve në postin e Kryeprokurorit të përkohshëm.

Ata janë  Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani

/ f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: