Papa Françesku mbush 81 vjeç

Papa Françesku mbush 81 vjeç
Papa Françesku, kreu i Selisë së Shenjtë në Vatikan ka festuar sot ditëlindjen e tij të 81-të.

Me këtë rast, ai u ka drejtuar një thirrje të gjithë pelegrinëve nga sheshi i Shën Pjetrit, me fjalët: “Jeni gjithmonë i lumtur, edhe kur ngjarjet nuk shkojnë ashtu siç dëshironi”.

Papa gjithashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së fëmijëve larg nga mosmarrëveshjet e të rriturve.

“Kur fëmijët shohin probleme në shtëpi, thonë prindërit, vuajnë. Mos i bëni ata të trishtuar. Ata duhet gjithnjë të rriten në gëzim “, tha ai.

Ndërkaq, torta e ditëlindjes së tij u bë me dardhë dhe kanellë nga artisti italian MauPal, që kishte ravijëzuar Papën duke mbajtur mbi supet e tij peshën e Tokës.

/n.e/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: