Olta Gixhari e Sharone Stone si "dy pika uji", i dallon thjesht fama (Foto)

Olta Gixhari e Sharone Stone si "dy pika uji", i dallon thjesht fama (Foto)
Olta Gixhari nuk i lë asgjë mangët dives së kinematografisë botërore, Sharone Stone.

Diferenca mes tyre në kinematografi kuptohet që është e madhe, por nga kjo foto që aktorja shqiptare ka publikuar sot në rrjetet sociale, me mbishkrimin “Puth”, vështirë të dallohet se cila ka tipare më të mira fizike për të ngjitur majat e kinematografisë botërore.

Sharonte Stone i ka arritur ato por kjo foto e saj në fillim të viteve të karrierës nuk spikat më tepër se ajo e Olta Gixharit.

Ndonëse aktorja shqiptare i përket një gjenerate tjetër, ajo gjithsesi ngjason me aktore e famshme hollivudiane që shkëlqeu te filmi i 25 viteve më parë, Basic Instinct.

Nga ky fakt Gixhari është përpjekur ta “imitojë” Stone dhe jo e kundërta. Dhe foto e parë më lart i përket aktores  shqiptare, dy të tjerat poshtë i përkasin Sharone Stone. Vështirë të dallohen ato mes fotove.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: