Olsi Rama dhe Bruno Telushi, "blerjet e reja" në stërvitjen e parë me Partizanin

Olsi Rama dhe Bruno Telushi, "blerjet e reja" në stërvitjen e parë me Partizanin
Emërimi i Olsi Ramës si drejtor i përgjithshëm i klubit të Partizanit ka dhënë efektet e para.

Bruno Telushi ka nisur stërvitjet me Partizanin. Ish-kapiteni i ekipit vlonjat i afruar nga kroatët e Slaven Belupos nuk ka humbur kohë për t’u ambientuar me grupin e të kuqve.

Duket se trajneri Sulejman Starova i ka dhënë një atmosferë më pozitive kampit të kuq, përveç ecurisë premtuese në javët e fundit.

Xhehavir Sukaj nuk ishte i pranishëm në stërvitje, kurse Edgar Çani ka nisur pjesërisht punë me grupin.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: