Moti sot i kthjellët dhe me vranësira, temperaturat deri në 13 gradë Celcius

Moti sot i kthjellët dhe me vranësira, temperaturat deri në 13 gradë Celcius
Gjatë ditës së sotme, moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, me vranësira kalimtare në Verilindje të vendit. Ndërsa në Jug dhe Qendër do të vijojë dominimi i kthjellimeve.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje me 3 gradë Celcius sjell mesdita kur ato do të shkojnë deri në 13 gradë Celcius.

/n.e/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: