Moti afron shirat, parashikimi për sot 13 dhjetor 2017

Moti afron shirat, parashikimi për sot 13 dhjetor 2017
Shqipëria Sot: Paraditja paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në zonat Jugore e Qendrore ndërsa vranësira të dendura dhe shira të dobët do të ketë në Veri të vendit.

Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat në territorin shqiptar duke shtuar shirat fillimisht në Veri dhe gradualisht në mbrëmje dhe gjatë natës, shirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por rënie me 1-2 gradë Celsius sjell mesdita në të gjithë territorin.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: