Maradona: Bale nuk do ta shisja por do ta dhuroja, Cristiano është i jashtëzakonshëm

Maradona: Bale nuk do ta shisja por do ta dhuroja, Cristiano është i jashtëzakonshëm
Legjenda argjentinase njihet për deklaratat e tij bombastike ndërkohë që disa të tilla ditën e sotme i ka bërë për revistën spanjollet AS.

Maradona tha se nëse do të luante në kushtet e futbollit të sotëm do të kishte më shumë Topa të Artë sesa Messi e Ronaldo.

Kujtojmë që dy lojtarët e konsideruar si më të mirët në botë, Messi dhe Ronaldo kanë nga 5 Topa të Artë, çmim ky që konsiderohet si trofeu më i rëndësishëm individual.

Gjithashtu Maradona nuk pajtohet aspak me formën e Bale dhe situatën e tij tek Real teksa tha me ironi se ai nuk meriton të shitet po të bëhet dhuratë.

Gjithashtu argjentinasi deklaroi se i kishte sugjeruar presidentit madrilen Florentino Perez që të nënshkruante me Mbappen.

Së fundmi, ai flet me superlativa për CR7: “Cristiano është i jashtëzakonshëm”

/ f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: