Manja: Sherri për zgjedhjen e Kryeprokurores, shumë zhurmë për asgjë

Manja: Sherri për zgjedhjen e Kryeprokurores, shumë zhurmë për asgjë
“Shumë zhurmë për asgjë”.

Kështu e ka cilësuar gjatë një interviste kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja, seancën e zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku, gjatë një interviste televizive.

Ai thotë se bashkë me deputeten Ermonela Felaj nuk ka mundur të komunikojë, ndërsa flet për rrezikun që do t’i kanosej deputetëve nëse turma e protestuesve hynte në parlament.

“Duhet të ishte një seancë normale parlamentarë për vetë faktin se Kuvendi atë ditë sipas detyrimeve të ligjit do të emëronte jë nga prokurorët e vendit për Kryeprokuror deri në zgjedhjen institucioneve Kushtetuese. Opozita nuk e di për çfarë arsyesh, që vetëm ata që e inskenuan atë zhurmë e dinë më mirë”, tha ai.

Duke shtuar se Kryeprokurorja e re, Arta Marku, është zgjedhur në mënyrën që parashikon strikt ligji.

“Është zgjedhur konform ligjit për organizmin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë. Kuvendi nuk mundet të heshtë ose të mos ndërhyjë për të zgjidhur një ngërç të tillë institucional kur Kryeprokurorit i kishte mbaruar mandati. Po të mos e bënte Kuvendi, kush duhet ta bënte. Natyrisht nuk pres që zgjidhjet të vijnë nga dhuna, por është rasti sot të falënderoj kolegët e shumicës për qetësinë dhe durimin që treguan në seancë pavarësisht provokimeve të ulëta. Provokime të tilla që mund të çonin edhe në konfrontim fizik gjë e cila nuk ka ndodhur në atë sallë në 27 vite”, sqaron ai.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: