LSI, Haxhinasto: EUROSTAT konfirmoi realitetin e dhimbshëm, vetëm qeveria nuk e pranon

LSI, Haxhinasto: EUROSTAT konfirmoi realitetin e dhimbshëm, vetëm qeveria nuk e pranon
Pas raportit të EUROSTAT ku Shqipëria figuronte si vend me konsum të ulët, nga LSI ka reaguar edhe deputeti Edmond Haxhinasto.

Përmes një statusi në rrjetin social, deputeti shkruan se ky është një konfirmim i dhimbshëm i një realiteti që njihet, ndonëse qeveria nuk e pranon.

“Konfirmim i dhimbshëm i një realiteti që njihet: EUROSTAT e rendit qytetarin shqiptar si konsumatorin më të varfër, me vetëm 37% të asaj që konsumon një bashkëqytetar i vendeve të BE.

Ndërkohë që INSTAT-i ynë vetëm para pak javësh konkludonte se 90 % e shqiptarëve konsumojnë më pak se më parë.

Dhe vetëm qeveria nuk e pranon, duke fshehur rënien e konsumit pas shifrave modeste të rritjes ekonomike.

Më e pakta, qeveria të na kursejë retorikën e "mirëqënies", e të mendojë më shumë për 90 përqindëshin e shqiptarëve, përpara se të pasurojë më tej 10 përqindëshin e të pasurve, siç ka bërë deri më sot” shkruan Haxhinasto në Facebook.

/ f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: