Lotaria Amerikane pëson ndryshime, ja data e përgjigjeve dhe të rejat e tjera

Lotaria Amerikane pëson ndryshime, ja data e përgjigjeve dhe të rejat e tjera
Sipas njoftimit zyrtar Departamenti Amerikan i Shteti ka ndryshuar datën e publikimit të përgjigjeve për Lotarinë Amerikane.

Për lotaritë e hedhura këtë vit nuk do të jetë më data 1 maj për të kontrolluar përgjigjet e Lotarisë Amerikane por do të bëhet onlinë në datë 15 maj 2018.

Duke nisur nga kjo ditë, të gjithë aplikantët e regjistruar të programit të lotarisë DV-2019 mund të kontrollojnë statusin e tyre në faqen zyrtare të lotarisë amerikane

Të regjistruarit, për të parë nëse janë përzgjedhur do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve.

Më pas ky kontroll do të informojë lidhur me përzgjedhjen dhe aplikimin për vizën e lotarisë

Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare https://www.dvlottery.state.go… duke e kontrolluar vetë ju, dhe jo me postë elektronike apo me letër, siç ka qenë në vitet e shkuara.

/ f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: