Limaj: Demarkacioni me Malin e Zi do të përmbyllet në janar

Limaj: Demarkacioni me Malin e Zi do të përmbyllet në janar
“Demarkacioni do të përmbyllet. Unë pres që muajin e ardhshëm të shkojmë dhe ta kemi shumicën në Parlamentin e Kosovës për të përmbyllur këtë çështje”.

Kështu është shprehur zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, duke shtuar se demarkacioni do të jetë një variant, i cili sipas tij, do të respektojë interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi.

“Ne po punojmë që kur të shkojmë në Parlament, të gjithë të duartrokasin variantin që do të dërgojmë. Do të duartrokitet nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga miqtë tanë. E përfundimisht ta mbyllim këtë temë”, tha Limaj.

Duke përfunduar se po punohet në këtë drejtim, duke i respektuar interesat e të dyja vendeve, me qëllimin që nga ky proces askush të mos dalë i humbur, shtoi më tej numri dy i ekzekutivit kosovar.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: