Kryediplomati shqiptar takon ambasadorin rus në Tiranë

Kryediplomati shqiptar takon ambasadorin rus në Tiranë
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin.

Lajmi bëhet me dije nga vetë përfaqësia e kësaj ambasade.

“Bashkëbiseduesit diskutuan mbi një gamë të gjerë çështjesh që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Shqipëri”, citohet në këtë lajm.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: