Koreja e Veriut, a është vërtet kaq i izoluar vendi komunist?

Koreja e Veriut, a është vërtet kaq i izoluar vendi komunist?
Koreja e Veriut portretizohet shpesh si tërësisht e izoluar nga pjesa tjetër e botës, por fakti është se ajo ka lidhje diplomatike me gati 50 vende.

Në një artikull të publikuar nga BBC hidhet dritë mbi nivelin e marrëdhënieve me jashtë të vendit komunist.

“Nën izolimin e dukshëm qëndron një anomali e çuditshme: Rrjeti diplomatik është i shtrirë në mënyrë të mrekullueshme”.

Që nga krijimi i Koresë së Veriut në vitin 1948, ajo ka vendosur marrëdhënie formale diplomatike me më shumë se 160 vende dhe mban 55 ambasada dhe konsullata në 48 vende.

[caption id="attachment_66998" align="alignright" width="300"] Ambasada e Koresë së Veriut në Londër[/caption]

Një numër i vogël, por ende i rëndësishëm i shteteve, 25 në total, kanë misione diplomatike në Korenë e Veriut, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Suedinë.

Kina dhe Rusia, si fqinjët e saj komunistë, ishin ndër vendet më të hershme që vendosën marrëdhënie diplomatike pas krijimit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë.

SHBA po e shtyn pjesën tjetër të botës për të ndërprerë marrëdhëniet me Phenianin, me përfaqësuesin e saj në OKB, Nikki Haley, që i bëri thirrje të gjitha kombeve “të presin të gjitha lidhjet”.

Përkundrejt kësaj thirrjeje, janë Spanja, Kuvajti, Peruja, Meksika, Italia dhe Myanmar, të cilët kanë dërguar të gjithë ambasadorë ose diplomatë në muajt e fundit.

Portugalia, Uganda, Singapori, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Filipinet kanë të gjitha marrëdhëniet e pezulluara ose të ndërprera.

Por shumë misione të Koresë së Veriut në mbarë botën do të mbeten të hapura për marrëdhënie tregtare.

Disa vende duket se po rrisin lidhjet, ndërsa Pheniani bashkëpunon me një numër kombesh afrikane në projektet e ndërtimit dhe zvillon bisedime me vende të tjera mbi energjinë dhe bujqësinë.

Lidhjet diplomatike me Korenë e Veriut, megjithatë, janë me të meta të thella.

Vetëm gjashtë nga 35 vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), organizata ndërkombëtare e ekonomive më të zhvilluara në botë, kanë një mision në Phenian.

Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Korenë e Veriut. As Japonia, Koreja e Jugut dhe Franca.

Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara dhe disa nga aleatët e saj më të afërt aziatikë mbështeten në vende të tjera për informacionin e rrallë që vjen nga Pheniani. Ky informacion vjen nga vende të tilla si Gjermania, Britania e Madhe dhe Suedia.

Rrjeti i misioneve të Koresë së Veriut në Azi, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë ka qenë vendimtar për gjenerimin e të ardhurave, të ligjshme dhe të paligjshme, dhe shmangien e sanksioneve ekonomike.

Ambasadat janë kryesisht me vetëfinancim, dhe pretendimet se ato kryejnë aktivitete të paligjshme janë të shumta.

Pritësit evropianë të misioneve të Koresë së Veriut janë ankuar se ndërtesat e ambasadës u nënshtrohen ilegalisht bizneseve vendase.

Në Pakistan, një vend historikisht miqësor ndaj Phenianit, një vjedhje në rezidencën e një diplomati të Koresë së Veriut ngriti dyshime se ai mund të ketë qenë i përfshirë në tregtimin e alkoolit në shkallë të gjerë.

Koreja e Veriut i vendos diplomatët e saj nën vëzhgimin intensiv të kundër-zbulimit.

Për disa vende socialiste ose komuniste, si Kuba, Venezuela dhe Laosi, një marrëdhënie me Korenë e Veriut bazohet mbi mbështetjen e pikëpamjeve të përbashkëta ideologjike.

Por këto ditë, marrëdhënie diplomatike të tilla “vëllazërore” janë mbështetur në shumë raste nga një element i përbashkët, antiamerikanizmi, siç është rasti me Sirinë dhe Iranin.

Vendet perëndimore që mbajnë misione në Phenian, si Gjermania, e shohin të dobishme mbajtjen të hapur të linjave diplomatike të komunikimit, duke besuar se diplomacia është zgjidhja më e mirë për problemin e Koresë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: