Kina në anën e Palestinës: Jeruzalemin Lindor si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez

Kina në anën e Palestinës: Jeruzalemin Lindor si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez
Kina ka dalë në krah të Palestinës duke thënë se në mbështetje të krijimit të një shteti të pavarur palestinez sipas kufijve të 1967 me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet.

Kjo gjë u konfirmua nga një zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) gjatë një samiti në Stamboll dënoi vendimin e Presidentit të SHBA-së Trump i cili deklaroi se do të njoh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

“Kina kupton shqetësimin e vendeve myslimane rreth statusit të Jerusalemit”, tha zëdhënësi Lu Kang, sipas mediave shtetërore të Xinhua.

Kina gjithashtu kërkoi që të rifillojë menjëherë dialogu midis Izraelit dhe Palestinës, pasi deklarata e Trump do të shkaktonte një përshkallëzim të tensioneve.

Kombet e Bashkuara e konsiderojnë Jerusalemin lindor territor të pushtuar palestinez, por shpreson që një ditë Jerusalemi të bëhet kryeqyteti i dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës.

/ f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: