Kënga Magjike 2017/Triumf i Anxhela Peristerit, pakënaqësi nga Elhaida Dani

Kënga Magjike 2017/Triumf i Anxhela Peristerit, pakënaqësi nga Elhaida Dani
Anxhela Peristeri ishte një prej emrave që ishin lakuar shumë gjatë këtyre ditëve për të triumfuar në festivalin e Këngës Magjike 2017.

Anxhela Peristeri fiton edicionin e 19-të të festivalit Kënga Magjike 2017.

Ajo rivalizoi deri në votën e fundit de triumfoi ndaj Elhaida Danit, e cila u vlerësua me çmimin e dytë. Por si në çdo garë, ka pasur pakënaqësi, edhe kontestime. Kanë qenë të shumtë ata që mendojnë se vendi i parë i takonte Elhaida Danit.

Vetë këngëtarja pas festivalit nuk ka thënë asgjë mbi rezultatin. Ajo publikoi disa statuse në profilin e saj zyrtar Facebook mbi fillimin e festivalit të Këngës Magjike, por nuk pati asnjë reagim për përfundimin, çka tregon se vendi i dytë është shoqëruar me pakënaqësi nga ana e saj.

Vetë këngëtarja mësohet se ka mbetur e pakënaqur nga mënyra e votimit, sikurse ka pasur edhe ndjekës të shumtë të festivalit, që nëpër rrjetet sociale kanë kontestuar votimin në fund, që përmbysi rezultatin dhe nxori Elhaidën në vend të dytë, kur u duk se ajo po shpallej fituese.

Elhaida Dani iu rikthye skenës shqiptare, pas një mungese të gjatë, që kur u shpall fituese e Festivalit në RTSH.

Çmimet e Këngës Magjike

Best Dance

Alar Band

Best Female Voice

Anxhela Peristeri

Best Male Voice

Mentor Haziri

Most Liked Artist

Valon Shehu

Çmimi i TV Klan

Xhesika Polo

Kënga Stil

Lindi Islami

Çmimi Metropol

Aurela Thëllimi

Best Artist on Ëeb

Stresi ft. Anxhelo & Flor Bana

Best Duet

Endri dhe Stefi

Neë Artist

John Shahu

Çmimi RTV 21

Egzona Ademi

Çmimi i Diskografisë

Stine

Çmimi Çesk Zadeja

Blerina Braka

Interpretimi më i mirë

Kastro Zizo dhe Rea Nuhu

Best Balade

Samanta Karavella

Etno Trend

Rovena Dilo

Çmimi i Produksionit Jon Music

Klinti Çollaku

Çmimi i Kritikës

Elhaida Dani

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: