Isida Mollaymeri, një ditëlindje përrallë

Isida Mollaymeri, një ditëlindje përrallë
Si në një film të Hollivudit, balerina sharmante, Isida Mollaymeri, ka kaluar një festë ditëlindjeje, rrethuar me mikesha.

Por kjo festë shumë e veçantë, nuk ka ndodhur në një klub të kryeqytetit, as në ndonjë restorant në Tiranë a gjetkë por në Stamboll, në Turqi, në një restorant luksoz.

Mikeshat e saj e kanë organizuar shumë bukur këtë festë për bukuroshen Isida, me bluzat kombinuar me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen princeshë!”.

Një ditëlindje si kjo do të mbahet mend gjatë nga Isida.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: