Ish-ministri i Bujqësisë lëshon alarmin: Qumështi me substanca kancerogjene

Ish-ministri i Bujqësisë lëshon alarmin: Qumështi me substanca kancerogjene
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka ngritur shqetësimin për qumështin që konsumohet nga shqiptarët.

Sipas Panaritit, gjysma e mostrave të qumështit vendas, të analizuara nga AFI, kanë rezultuar me aflatoksinë, një substancë kancerogjene e fuqisë shumë të larte.

“MB dhe AKU duhet të bëjnë urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese të ushqimeve të ndotura , të bllokojnë prodhimin dhe të tërheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa më parë dhe menjëherë!!!”, shkruan ish-ministri.

Panariti e konsideron këtë çështje nje magaskandal dhe një supermashtrim dhe ka kërkuarv që prokuroria të nisë një hetim. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: