Horoskopi për sot, 15 Dhjetor 2017

Horoskopi për sot, 15 Dhjetor 2017
Dashi

Kthimi i një ish-të dashuri në jetën tuaj mund të bëjë që ju të jetoni një ditë veçanërisht të nervozuar. Por ndoshta do t'ju duhet t’i pastroni idetë tuaja dhe të jeni më të sigurt për ndjenjat që keni për të dashurit tuaj. Beqarët do të duhet të armatosen me guxim dhe ta bëjnë një person të kuptojë qëllimet e tyre.

Demi

Mos shikoni shumë në të kaluarën, por jetojeni të tashmen me më shumë gëzim dhe vetëdije. Sqarojeni një situatë sentimentale përpara se të jetë tepër vonë. Zemrat e vetmuara do të ndikohen nga magjia e Venusit që do t'i bëjë ata të papërmbajtshëm, të gatshëm për të korrur joshje të reja.

Binjakët

Ditë e mbushur kjo e sotmja me emocione, sidomos për ata që kanë një partner për t'i kushtuar vëmendjen e tyre. Harmonia në çift do ta bëjë gjithçka shumë më të bukur, madje edhe gjërat e vogla. Lajmet dhe surprizat për beqarët nuk do të mungojnë, dikush mund të fillojë një histori të rëndësishme.

Gaforrja

Jini më të sigurt dhe besoni në ndjenjat e partnerit. Çiftet mund të bëjnë projekte të mëdha dhe dashuria do të kapërcejë edhe vështirësitë e mëdha. Beqarët do të duhet të sqarojnë keqkuptimet me njerëzit që ata kanë më shumë kujdes, për të shmangur sherret.

Luani

Sot, çiftet e testuara mund të përjetojnë momente tensioni për shkak të stresit dhe lodhjes. Angazhimet kanë tejkaluar të gjitha kufizimet, jepni vetes një rregull. Mbrëmje e bukur për beqarët që duan të argëtohen, ju do të keni të gjitha mundësitë që të ndizni instinktet tuaja.

Virgjëresha

Ndërhyrja e një personi në familjen tuaj do të krijojë tension midis çifteve. Venusi mbron qiellin sentimental dhe do të jetë një ndihmë e madhe në ringjalljen e harmonisë. Beqarët do të duhet të jenë të kujdesshëm se çfarë do të thonë në praninë e një personi të saponjohur.

Peshorja

Dialogu midis çifteve që kanë pasur një ngadalësim në komunikim është i shkëlqyeshëm sot, do të ketë zgjim të erosit dhe marrëveshje të forta që do të animojnë ditën. Zemrat e vetmuara do të stimulojnë vëmendjen e një personi shumë interesant, me të cilin do të lidhen shumë.

Akrepi

Sot do të jetë një ditë e veçantë për shumë çifte që do të rigjejnë marrëveshjen pas shumë keqkuptimeve. Tregojeni veten më të dashur dhe të gatshëm të pranoni disa çështje, por mbi të gjitha më tolerantë. Beqarët mund të bëjnë takime të mrekullueshme, goditje klasike rrufe.

Shigjetari

Nëse në çift sot ka qetësi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për beqarët të cilët do të jenë të zënë duke kuptuar nëse personi që ndjekin meriton vëmendjen e tyre. Horoskopi, megjithatë i favorizon të gjithë, edhe çiftet, edhe të vetmuarit, të cilët do të duan të marrin veten.

Bricjapi

Një moment ideal për të marrë vendime deçizive për të ardhmen. Nëse jeni çift, ju do të përforconi lidhjen me një deklaratë specifike dhe realizimin e një qëllimi të përbashkët. Planetët gjithashtu do të jenë në favor të beqarët, që do të përpiqen të gjejnë rrugën e tyre.

Ujori

Dita premton të jetë shumë pozitive dhe madje edhe fërkimet e vogla mes çifteve do të zhduken për t'i dhënë rrugë momenteve të gëzimit. Beqarët sot mund të ofrojë më shumë vetëdije, në një përpjekje për të ndërtuar diçka të qëndrueshme.

Peshqit

Kjo është një ditë vendimtare për shumë Peshq, që mund t'i japin fund një historie e cila nuk kënaq më. Është koha të shihni përpara. Beqarët do të duhet të hapen për dialog dhe të fshijnë pengesat edhe me njerëz të saponjohur. Jini spontanë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: