Foto e rrallë...Na ishte një herë Dinamo e Ela Tases, Moza Ibrahimit e Silva Turdiut

Foto e rrallë...Na ishte një herë Dinamo e Ela Tases, Moza Ibrahimit e Silva Turdiut
Të jetosh me nostalgjinë, ose historinë ta tregosh si nëpër përralla. Na ishte një herë Dinamo e volejbollit, sikurse na ishin dikur Ela Tase me shoqe.

Nëse në futboll Argjentina nuk do të kishte sot Leo Messi-n do të jetonte me Diego Armando Maradonën.

Në volejboll, nëse Dinamo (fatkeqësisht e shkrinë klubin) e Shqipëria do të kishin një tjetër sot si Ela Tase, nuk do të kishte nostalgjinë për ditët e lavdishme të këtij sporti gjatë viteve të komunizmit.

Nën drejtimin e trajnerit Kreshnik Tartari, në radhët e ekipit legjendar shumë-sportësh të Dinamos së viteve ’80, fotoja që u shpërnda në rrjetet sociale nga nostalgjikët e këtij sporti, dallohen emra si Ela Tase, Mimoza Ibrahimi, Silva Turdiu, Eva Kavaja etj, pothuajse të gjitha të famshme në atë kohë.

Ishin vajza të talentuara që ngrinin në peshë pallatet e sportit dhe gjithashtu modele suksesi për rininë e atyre viteve.

Sot fatkeqësisht lëngon volejbolli kudo në Shqipëri, Dinamo nuk ekziston...dhe s’ka sesi të ketë më një Ela Tase të dytë. Prandaj volejbolli shqiptar jeton me nostalgjinë dhe me emocionet e paharrueshme që dhuroi gati tre-katër dekada më parë ky ekip që nuk njihte rivalë në Shqipëri dhe konkurronte me skuadrat më të forta të Europës.

/a.muraçi/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: