Ekzekutohen 38 xhihadistë të dënuar me vdekje, pjesëtar të Al Kaedës dhe ISIS

Ekzekutohen 38 xhihadistë të dënuar me vdekje, pjesëtar të Al Kaedës dhe ISIS
Në burgun e Nassiriya në Irak u ekzekutuan 38 xhihadistë të dënuar me vdekje në prani të ministrit të Drejtësisë.

Këtë gjë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë teksa është numri më i madh i të ekzekutuarve që nga 25 shtatori në të njëjtin burg ku u vranë 42 të burgosur.

“Administrata e burgjeve ekzekutoi sot në prani të ministrit të Drejtësisë, Haïdar al-Zameli, në burgun e Nassiriya, 38 të dënuar me vdekje që i përkisnin Al-Kaedës dhe Daeshit (ISIS) të akuzuar për kryerjen e aktiviteteve terroriste”, deklaroi Dakhel Kazem, zëvendësdrejtor i Komisionit të sigurisë në Këshillin provincial.

Nga deklarata e Ministrisë së Drejtësisë u konfirmua se këto ekzekutime u kryen pas konfirmimit të verdiktit dhe vendimit të Këshillit presidencial, që pritet të japë miratimin e tij.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: