Duma: Nesër, Rama do të bëhet vetë Prokuror i Përgjithshëm

Duma: Nesër, Rama do të bëhet vetë Prokuror i Përgjithshëm
Protesta e nesërme e paralajmëruar e opozitës për ditën e nesërme mbi zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm, është mbështetur publikisht përmes një deklarate të posaçme nga deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Sipas saj, “nesër do lulëzojë një puç kushtetues” dhe “Rama do të bëhet vetë Prokuror i Përgjithshëm”.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që tu bashkohen protestës së ditës së nesërme për mos pranuar një diktaturë të ringjallur.

“Protestojmë nesër në mbrojtje të kushtetutes. Të bashkohemi nesër për të treguar që nuk pranomë një diktaturë  që pëngon të ardhmen europiane”, është shprehur Duma.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: