Disiplina shtyn dënimin e Këlcyrës, gjykata liron tre futbollistët e arrestuar

Disiplina shtyn dënimin e Këlcyrës, gjykata liron tre futbollistët e arrestuar
Trupa e Komisionit të Disiplinës ka vendosur të shtyjë për ditën e premte vendimmarrjen disiplinore për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e Kategorisë së Dytë të javës së kaluar, Përmeti-Këlcyra. Komisioni po vazhdon vëzhgimin dhe vlerësimin e pamjeve filmike të reja, por edhe informacioneve te mbledhura nga inspektoret për këtë incident. Vendimi do të bëhet publik ditën e premte në faqen zyrtare të FSHF-së.

Gjykata sot vendosi të lirojë 3 futbollistët nga Këlcyra, Emiljano Kamberaj, Meleq Xhakollari dhe Andi Hina dhe të japë ndaj tyre masën ‘Detyrim Paraqitjeje’.  Kjo masë e dhënë nga Gjykata, ishte e njëjta e kërkuar edhe nga prokurori i çështjes. Menjëherë pas lirimit, 3 futbollistët u pritën mes brohorimave nga tifozë të Këlcyrës, që prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës. Futbollistët e Këlcyrës ushtruan dhunë ndaj arbitrit të Kolegjiumit të Fierit, Alvi Paço, gjatë derbit Përmeti-Këlcyra, ndërsa shkak u bë një 11-metërsh i vërshëllyer për skuadrën vendase.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: