Diçka për të fshehur Mikel! Arteta u gjakos nga Lukaku pas derbit të Mançesterit

Diçka për të fshehur Mikel! Arteta u gjakos nga Lukaku pas derbit të Mançesterit
Manchester City triumfoi 2-1 në derbin e Manchester, në krye-ndeshjen e Premier League.

Por kjo ndeshje është shoqëruar me tensione dhe incidente.

Mikel Arteta sipas medieve britanike është fotografuar duke mbuluar fytyrën kur po shkonte në stërvitje për të fshehur plagën që iu shkaktua në tunelin e dhomave të zhveshjes.

Ai raportohet se u la i gjakosur nga një shishe që iu hodh në fytyrë nga një futbollist i Manchester United, i cili besohet se ka qenë Romelu Lukaku. Arteta u kthye sot në stërvitjen e  Manchester City, nën drejtimin e Pep Guardiola. Nga ana tjetër pas humbjes te United ka pasur zënka si dhe kritikat janë shtuar në drejtim të trajnerit Jose Mourinho.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-1, me gola të Rashford e të David Silva.

Otamendi kaloi City në epërsi në pjesën e dytë, rezultat që shkëputi ekipin e tij 11 pikë nga United që mban vendin e dytë pas 16 javëve të para.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: