Bylisit i prishet autobusi, humbet ndeshjen në tavolinë ndaj Luftëtarit

Bylisit i prishet autobusi, humbet ndeshjen në tavolinë ndaj Luftëtarit
Në ndeshjet e turit të dytë për Kupën e Shqipërisë të zhvilluara të enjten ku u mësuan pjesëmarrësit në çerek finale ndodhi një gjë incident mjaft qesharak.

Një nga 8 takimet e planifikuara nuk u luajt pasi Bylisi nuk mundi të mbërrinte në Gjirokastër për tu përballur me Luftëtarin vendas dhe kështu humbi ndeshjen në tavolinë.

Autobusi me të cilën udhëtonin ballshiotët pësoi defekt gjatë rrugës dhe kjo bëri të mos paraqiteshin në kohë. Arbitri i takimit i priti për 45 minuta, ashtu siç është e parashikuar në rregullore, por Bylisi mbërriti pas 1 ore.

Në vendimet e marra sot nga Komisioni i Disiplinës në pikën 6 thuhet:

“ 6. KF “Bylis”,për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Luftëtari” planifikuar të luhej më datë 13.12.2017,në bazë të nenit 55/1/a) të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero)” thuhet në vendimin e marrë sot nga Komisioni i Disiplinës

Kështu Bylisi skualifikohet nga Kupa megjithëse fitoi në shtëpi ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-1.

/ f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: