Bleona na prezanton mikun e saj hollivudian

Bleona na prezanton mikun e saj hollivudian
“Më në fund, pak paqe me një nga miqtë e mi më të mirë! Ai ka vetëm 9 fotografi në instagram, e tre prej tyre janë të miat. Ha ha ha ha!” - shkruan Bleona Qerreti, bashkëngjitur me këtë foto të postuar prej saj. Ajo jeton prej vitesh në SHBA, dhe miqtë e saj të mjedisit hollivudian janë diskutuar shumë, sa herë ajo ka postuar foto me ta.  Por, këtë herë, bëhet fjalë për aktorin e njohur komik, Jon Lovitz, i cili nuk vonon t’i përgjigjet mikeshës së tij: “Përshëndetje e çmendur! Dhe me “e çmendur” dua të them çmendurisht e bukur, e talentuar, me humor dhe  e ëmbël!”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: