Dy shqiptarë janë arrestuar sot në Itali pasi u kapën me një sasi jo të madhe kokaine.
Dy të arrestuarit të moshës 21 dhe 30 vjeç u prangosën në La Serra e Ivreas në një dhomë hoteli të cilën e kishin zënë pa u regjistruar.
Përmes arrestimit të shqiptarëve u zbulua se edhe biznesi i pronarit italian ishte i paligjshëm gjë që çoi në procedim penal për dhënien në të zezë të banesës më qira.
/f.ç/Albanian Free Press Online/