Arabia Saudite do të lejojë hapjen e kinemave, ishin të ndaluara për mbi tre dekada

Arabia Saudite do të lejojë hapjen e kinemave, ishin të ndaluara për mbi tre dekada
Arabia Saudite ka njoftuar se do të heqë ndalimin për kinematë që ka zgjatur më shumë se tre dekada.

“Ministria e Kulturës dhe Informacionit tha se do të fillonte lëshimin e licencave menjëherë dhe se kinematë e para pritet të hapen në mars 2018”, raporton BBC.

Masa është pjesë e programit të reformës sociale dhe ekonomike të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman.

Mbretëria konservatore muslimane kishte kinema në vitet '70, por klerikët i bindën autoritetet për t'i mbyllur ato, pasi “korruptonin moralin”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: