Analizat, qumështi i dëmshëm, ministri Peleshi: Ja masat që do të merren

Analizat, qumështi i dëmshëm, ministri Peleshi: Ja masat që do të merren
Pas deklarimit të ish-ministrit Panariti, se vërtetimi i analizave të AFI-t do të thotë se qumështi ka dëmtuar konsumatorët, reagon në rrjetin social edhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Sipas tij sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qenë dhe nuk është perfekt dhe se pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale.

“Ashtu siç u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më parë do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.

Duke marrë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standardeve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”, shkruan Peleshi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: