Ahmetaj: Qeveria, nesër fond emergjence për përmbytjet

Ahmetaj: Qeveria, nesër fond emergjence për përmbytjet
Qeveria shqiptare pritet që gjatë ditës së nesërme, përmes një vendimi të posaçëm, t’u akordojë një fond të caktuar emergjence njësive të pushtetit vendor në rang vendi, të cilat janë prekur nga përmbytjet.

Këtë e ka bërë me dije vetë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sipas të cilit, këto fonde do të shkojnë pikërisht për të pastruar kanalet dytësore.

Një veprim ky që sipas tij do të ndikojë në kapërcimin sa të më shpejtë të situatës së krijuar nga reshjet e ditëve të fundit në rang vendi.

“Të gjithë institucioneve, për t’ua lehtësuar sa më shumë atë ngarkesë që kanë këto ditë, nesër do t’u akordohet një fond emergjence për të reaguar në pastrimin e kanaleve dytësore, për ta lehtësuar sa më shpejt situatën”, tha ai.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: