Agjenti i Buffon, "Strakosha, portieri më i mirë i Seria A"

Agjenti i Buffon, "Strakosha, portieri më i mirë i Seria A"
Silvano Martina, agjenti i Gianluigi Buffon, ish-portier i Lazio, thotë se portieri i kombëtares sonë, Thomas Strakosha, është aktualisht portieri më i mirë i Seria A. “Strakosha po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Ndoshta në këto momente është portieri më i mirë i kampionatit. Lazio nuk ka pasur problem portierësh prej kohësh. Unë kam njohuri të mjaftueshme për të dhënë një gjykim për portierët. Nga Vargic te Guerrieri, pastaj  Marchetti. Lazio ka pasur portierë të mirë, por tani ka edhe një grup të rëndësishëm,” – thotë Martina.

Lazio luan sot në mbrëmje ndaj Torinos, në ndeshjen e javës së 16-të, ndërkohë që ka edhe një ndeshje më pak se skuadrat e tjera. Lazio pas 14 javëve të para ka 32 pikë, 8 më pak se kryesuesit e Inter.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: