66-vjeçari thyen rekordin botëror të shpejtësisë me motorçikletë: 457 km/h (VIDEO)

66-vjeçari thyen rekordin botëror të shpejtësisë me motorçikletë: 457 km/h (VIDEO)

Një motoçiklist nga Los Angelos ka thyer rekordin botëror të shpejtësisë në moshën 66-vjeçare.

Ralf Hudson vendosi rekordin e ri në Bolivi duke kaluar 457 kilometrat në orë.

Hudson është pronar i një dyqani motoçikletash në Glendale.

Ai ka filluar të garojë që në vitin 1970, por ndërpreu aktivitetin sportiv për 28 vjet, për t’iu përkushtuar familjes.

Por tashmë që është rikthyer në pistë, 66-vjeçari thotë se nuk ka ndër mend të ndalet dhe se po planifikon të vendosë një rekord të ri botëror: Mbi 480 kilometra në orë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

VIDEO: ABC News