Ernest Gjoka do të drejtojë Vllazninë, në pjesën e mbetur të sezonit.
Armando Cungu dha dorëheqjen pas humbjes me Kamzën, 1-0, por dorëheqja e tij nuk u pranua nga Bashkia Shkodër derisa u arrit marrëveshja me ish-trajnerin e Kukësit.
Ernest Gjoka drejtoi Kukësin drejt titullit kampion gjatë sezonit të kaluar, por u shkarkua pas eliminimit të skuadrës së tij nga Champions League.
Vllaznia në 6 ndeshjet e para të këtij sezoni ka vetëm 5 pikë.
/a.m/