Whatsapp vjen me një risi, nuk do mund të gënjeni më për vendndodhjen

Whatsapp vjen me një risi, nuk do mund të gënjeni më për vendndodhjen
Tashmë Whatsapp vjen me një risi të ri në aplikacion e cila mund të nxjerri “bllof” shumë persona sidomos ata që janë në çift.

Përmes një opsioni të ri programi Whatsapp do të tregojë vendndodhjen e personit me të cilin po flet.

Gjithashtu vendndodhja do të përditësohet edhe nëse nuk po e përdorni Whatsapp-in ose nuk jeni online.

Kështu mund t’i tregoni personave me të cilët po shkruani se ku ndodheni, por vetëm nëse ju dëshironi.

Nga ana tjetër nuk mund të gënjeni pasi nëse “bashkëfolësi”ju kërkon vendndodhjen atëherë do të dilni “bllof”.

Mund të zgjidhni që përditësimi të bëhet një herë në 15 minuta, një orë apo 8 orë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: