Video shokuese, ky është momenti kur e hedhin një grua në binarët e trenit (Video)

Video shokuese, ky është momenti kur e hedhin një grua në binarët e trenit (Video)
Policia e Hong Kongut ka arrestuar një njeri nga Azia Juglindore, pasi ka shtyrë një femër në binarët e trenit në një stacion hekurudhor në qytetin Juen.

Një video e postuar në internet ka treguar edhe momentin kur i arrestuari ka shtyrë një pastruese 59-vjeçare që po qëndronte buzë platformës.

Për fat të mirë, në atë moment nuk ka patur tren që mbërrinte në stacion.

Gruaja u dërgua në spital e plagosur dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Agresori arriti të largohej nga stacioni, por u arrestua pasi u identifikua nga kamerat e sigurisë. /a.a/