Tripleta e Icardi ngre Inter në qiellin e shtatë, Montella pranë shkarkimit

Tripleta e Icardi ngre Inter në qiellin e shtatë, Montella pranë shkarkimit
Kapiteni Mauro Icardi realizoi në 90’ golin e fitores me një penallti të dyshimtë për të kompletuar tripletën që i dha fitoren Inter, në derbin e Milanos, ndaj Milan.

Argjentinasi vulosi fitoren pas ndërhyrjes së ashpër në zonë të mbrojtësit zviceran Ricardo Rodriguez.

U mbyll kështu në mënyrë dramatike derbi i Milanos, me Milan që barazoi dy herë rezultatin gjatë ndeshjes.

Golin e Icardi në pjesën e parë e barazoi Suso në pjesën e dytë. Ishte autogoli i Handanoviç që barazoi shifrat pas golit të dytë të Icardi.  Kur u mendua se derbi do të mbyllej në barazim Icardi shënoi golin e tretë personal dhe të fitores për Inter.

Kjo fitore e ngjiti Inter në vend të dytë, dy pikë pas kryesuesve të Napolit. Milani kishte humbur tre ndeshjet e kaluara dhe zbret kështu 12 pikë pas rivalëve të qytetit.

Në pesë sezonet e kaluara Milan është drejtuar nga gjashtë trajner dhe Montella, në detyrë që nga qershori 2006, ka të ngjarë të shkarkohet pas rezultateve të dobëta.

Me një merkato ambicioze që kaloi 220 mln euro gjatë verës, duke marrë lojtarë si Leonardo Bonucci e Andre Silva, kuqezinjtë pretendonin të ishin mes tre ekipeve kryesuese në zonën Champions, ndaj edhe nga kjo ecuri e pazakontë, Montella vështirë se mund t’i shpëtojë shkarkimit.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: