Revista britanike publikon studimin e "frikshëm", ja sa persona vdesin në vit nga ndotja

Revista britanike publikon studimin e "frikshëm", ja sa persona vdesin në vit nga ndotja
Një studim i kryer nga revista britanike mjekësore “The Lancet” tregon se rreth nëntë milionë njerëz në vit vdesin si pasojë e ndotjes.

Sipas studimit të kryer thuhet se një në gjashtë vdekje të parakohshme në vitin 2015 ka mundur t’i atribuohet ekspozimit ndaj toksinave në ajër, ujë dhe tokë.

Numri i vdekjeve që shkakton ndotja është tre herë më i lartë se numri i atyre që vdesin nga SIDA, tuberkulozi apo malaria, raportohet në këtë studim.

Revista britanike ka kryer këtë studim si i pari i llojit që përmbledh të dhëna për sëmundjet dhe vdekjet e shkaktuara nga ndotja në ajër, ujë dhe tokë.

India në vitin 2015 ka qenë vendi me numrin më të madh të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja, përkatësisht me 2.5 milionë, ndërkohë që një nga vendet më të sigurta ishte Suedia. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: