“Pyll Orbital” pranë liqenit, Veliaj: Kush ka ndërtuar pa leje, dy javë kohë t’i prishë vetë!

“Pyll Orbital” pranë liqenit, Veliaj: Kush ka ndërtuar pa leje, dy javë kohë t’i prishë vetë!
Ndërtimet pa leje në parkun e Liqenit Artificial, një zonë që më parë administrohej nga ish-Komuna Farkë, do të prishen.

Bashkia e Tiranës ka nisur fazën e parë të mbjelljeve lidhur me projektin e Pyllit Orbital.

Kanë edhe dy javë afat për t’u larguar vetë, në të kundërt do të jetë bashkia ajo që do të ndërhyjë. Nën drejtimin e administratorit, aty do të vazhdojmë një proces gjelbërimi”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës mori sot pjesë në mbjelljen e 150 pemëve pranë Liqenit të Thatë. Në periudhën vjeshtë-dimër, kryetari i bashkisë tha se ka planifikuar të mbillen aq pemë sa të krijohet gjurma e Pyllit Orbital: “Dua që t’i ftoj të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, të na japin pemë. Një biznes që ka 50 makina, mjafton t’i dhurojë qytetit 100 pemë dhe zeron të gjithë impaktin që ka me dioksidin e karbonit në qytet” – shtoi më tej Erion Veliaj.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: