Miqësore me Norvegjinë më 14 nëntor, Panucci vjen me të tjera risi në "Elbasan Arena"

Miqësore me Norvegjinë më 14 nëntor, Panucci vjen me të tjera risi në "Elbasan Arena"
Shqipëria do të përballet me Norvegjinë në miqësoren e parë pas përfundimit të eliminatoreve “Rusi 2018”.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe pala norvegjeze ranë dakord që kjo miqësore të luhet më 14 nëntor, në “Elbasan Arena”.

Ky do të jetë testi i parë për Christian Panucci, i cili do të thërrasë lojtar të rinj, që do të testohen përpara ndeshjeve të ardhshme eliminatore të europianit apo edhe Ligës së Kombeve.

Panucci, kur u emëruar trajner i Shqipërisë, si pasues i De Biasit, nuk zhvilloi asnjë ndeshje miqësore.

Ai debutoi në kualifikueset e Kupës së Btës Rusi 2018, ndaj Lihtenshejnit, që e fitoi 2-0.

Ndaj Maqedonisë, Shqipëria barazoi 1-1 dhe humbi 3-0 me Spanjën e 1-0 me Italinë në dy ndeshjet e fundit. Në këto takime Panucci, edhe pse zyrtare solli disa lojtarë të rinj, si Balliu, Memolla, Ahmedi, apo Ndoj si dhe riktheu në ekip Taulant Xhakën e Ergys Kaçen.

Por do të jetë pikërisht miqësorja me Norvegjinë ndeshja e tij testuese që do të sjellë në kombëtare emra të tjerë, të rinj, para Euro 2020.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: